Ter Stegen zbulon sekretin: Ja si e mposhtim Lyon dhe shkojmë në çerekfinale

20 Shkurt 2019
21:28
Telesport
back button

Portieri gjerman i Barcelonës, Marc Andre ter Stegen, ka deklaruar se barazimi pa gola që ekipi katalanas arriti ndaj Lyon në fushën e këtij të fundit në Champions League nuk është një dështim. Skuadra spanjolle vuan të shënojë jashtë fushe, por për gjermanin ky problem do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, që Barça do të luajë në “Camp Nou”.

I kemi të gjitha mundësitë për të fituar ndeshjen e kthimit në fushën tonë dhe të kualifikohemi më tej. Kur luajmë në shtëpinë tonë e kemi më të lehtë të shënojmë, falë edhe publikut që na mbështet gjithnjë. Mos harroni që po luajmë ndaj një ekipi shumë të fortë si Lion, që bëri një ndeshje shumë të mirë. Tani do të rikuperojmë energjitë për ndeshjet e radhës”, tha Ter Stegen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit