Ter Stegen-Neuer përçajnë Gjermaninë, por njëri fiton me diferencë të thellë

15 Shtator 2019
21:26
back button

Në Gjermani ka një moment për të bërë llogaritë se cili duhet të jetë portieri i parë i përfaqësueses së tyre: Manuel Neuer (Bayern Munich), apo Marc Andre ter Stegen (Barcelona).

Për të marrë një mendim edhe të vetë tifozëve gjerman, gazeta më e madhe në vend, “Bild” ka realizuar një sondazh online, ku deri tani kanë marrë pjesë 21,135 votues.

Rezultati: 41% kanë votuar që Neuer të vijojë të jetë portier i “Panzerave”, por me 59% duan që këtë post ta mbajë ter Stegen, duke preferuar një epokë të re në skuadrën e tyre dhe portieri i Bayern të lëshojë postin që e mban prej vitesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit