Tërbimi i Allegri-t kundër stolit të Inter-it, një video sqaron gjithçka

13 Maj 2022
17:18
Denis Hakanaj
back button

Ka qenë një nga momentet më të ndezur të finales së Kupës së Italisë mes Inter-it dhe Juventus-it, episodi që ka tërbuar Massimiliano Allegri-n dhe që e ka shtyrë të bëjë një reagim që i ka kushtuar një karton të kuq, një ndeshje skualifikim dhe një gjobë.

Trajneri bardhezi ishte i bindur se kishte marrë një shkelm nga një pjesëtarë i stolit zikaltër. Tani ka dalë një video që sqaron atë që ka ndodhur.

Nga imazhet e publikuata në rrjetet sociale, shihet bashkëpunëtori i Inzaghi-t, Mario Cecchi, i cili përplaset pa dashje me trajnerin Allegri duke u kthyer në stol.

Trajneri bardhezi ka menduar se gjesti i pjesëtarit të stafit zikaltër, në dukej i pavullnetshëm, ka qenë e dashje. Teksa Cecchi kthehet mbrapa për të kërkuar falje, Allegri i përgjigjet keq.

Në atë pikë, bashkëpunëtori i Inzaghi-t i thotë diçka, duke bërë të shpërthejë zemërimin e trajnerit bardhezi, i cili ka vendosur të përballet me të duke shkuar drejt stolit zikaltër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit