Kampionati Shqiptar

Tërbuni forcon edhe sulmin, merr Arbër Dhramin

Një tjetër goditje nga drejtuesit e Tërbunit. Ata kanë arritur të bëjnë të tyrin edhe sulmuesin Arbër Dhrami. Në fakt, ata kanë qenë në kontakte me këtë futbollist prej kohësh, ngaqë ishte i preferuari i trajnerit Nikaj, por lojtari ka qenë i pavendosur edhe falë disa ofertave të tjera që e kanë bërë të tundohet.

Arber-Dhrami

Arbër Dhrami kur luante me Butrintin

Megjithatë, ky rezistim ka zgjatur deri sot kur ai i ka thënë “po” Tërbunit dhe ka firmosur kontratë me të. Me marrjen e këtij lojtari edhe reparti i sulmit është forcuar ndjeshëm, por nuk mund të thuhet se do mbyllet këtu merkatoja edhe për këtë repart. Në provë prej disa ditësh është braziliani Cafu. Ai ende nuk ka bindur plotësisht, ngaqë në disa seanca paraqitet shumë mirë, por jo në disa të tjera dhe për këtë arsye stafi teknik kërkon ende kohë për të vendosur për të.

terbuni

Pukjanët gjatë një seance stërvitore

Përveç tij, në ditët në vijim mund të vijë edhe ndonjë lojtar tjetër, çka do të thotë se merkatoja e pukjanëve ende nuk është mbyllur. Sa u takon përgatitjeve, ato vazhdojnë sërish në Pukë dhe trajneri Nikaj duket i kënaqur me futbollistët që kanë arritur të përballojnë me sukses ngarkesat stërvitore të kësaj periudhe.

Burimi: Gjergj KOLA (Shkodër)

[total-poll id=63150]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar