Tërhiqet Bullgaria, Europiani i peshëngritjes do të zhvillohet në Tiranë

1 Shkurt 2022
15:37
Telesport
back button

Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur do të zhvillohet në Tiranë, më datat 25 maj-5 qershor të këtij viti. Lajmi është konfirmuar sot nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes dhe ata të KOKSH, gjatë një konference shtypi.

Ky event ishte planifikuar të zhvillohej në Bullgari në fillim të majit, por për shkak të problemeve që ka ky shtet është vendosur që të ndryshojë vendi i organizimit të Europianit. FSHP ka hedhur kandidaturën, duke pranuar organizimin e këtij eventi.

Një shans i mirë për shtangistët kuqezinj për të bërë një paraqitje të mirë dhe për të korrur medalje në turneun e shtëpisë. Ky event ndërkombëtar është një nga objektivat e shtangës shqiptare për të korrur shumë medalje.

Në vitin 2018, ishte Shqipëria që duhej të organizonte këtë Europian, por për shkak të probleme me dopingun vendi ynë u tërhoq (u zhvillua në Rumani). Këtë vit, në tetor, Shqipëria do të organizojë edhe Europianin e kategorive Junior dhe U-23 në peshëngritje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit