Tërmet edhe te Ferrari, merret vendimi i dorëheqjes, skuadra ende pa shef

29 Nëntor 2022
10:38
Telesport
back button

Pas disa ditësh pritje, sot ka ardhur zyrtarizimi. Mattia Binotto nuk është më drejtori sportiv i Ferrari. Lajmin e konfirmoi skuadra italiane e Formula 1 përmes një postimi në rrjetet sociale. Binotto, që ka qenë shefi i garave i “kokëkuqes” në 4 sezonet e fundit, do të mbajë këtë detyrë deri më 31 dhjetor.

Falënderojmë Mattia Binotto për punën e jashtëzakonshme që ka bërë për të rikthyer Ferrari kompetitiv këtë sezon”, thuhet në komunikatë. Binotto ka kontribuar për 28 vite te skuadra nga Maranello, duke ngjitur gradualisht shkallët e hierarkisë.

Edhe vetë Binotto ka dhënë një mesazh prekës lamtumirë: “Më vjen keq për këtë largim, por vendosa të mbyll bashkëpunimin tim prej 28 vitesh me Ferrari. Po lë një skuadër në rritje, tashmë e aftë për të arritur rezultatin maksimal. Mendoj se është e drejtë të ndërmarr këtë hap edhe pse është një vendim i vështirë”.

Tashmë Ferrari pritet të emërojë një drejtues të ri, që pritet të marrë në dorë situatën pas problemeve të shumta që e karaktyerizuan “kokëkuqen” këtë vit. Përflitet se në këtë detyrë do të vijë Frederic Vasseur, aktuaklisht shefi i Alfa Romeo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit