Tërmet në stolin e Laçit, Prenga zëvendësohet nga një emër i njohur

15 Mars 2019
14:26
back button

Besnik Prenga nuk është më trajner i Laçit. 49-vjeçari lë drejtimin e kurbinasve vetëm 3 muaj pas kthimit në drejtim, duke paguar rënien e theksuar të lojës dhe rezultateve kohët e fundit, por mbi të gjitha duke dështuar në kupë, aty ku eliminimi duket i sigurt, pas disfatës 3-0 ndaj Tiranës në mesjavë.

Në fakt, Laçi nuk ka publikuar ndonjë vendim nëse trajneri është pushuar nga puna, por gjithsesi mësohet se Prenga e ka kërkuar vetë largimin, duke parë që skuadra nuk po reagonte.

Vendin e Prengës e merr Sulejman Starova, i cili kthehet në drejtim pas një pushimi disa-mujor. Trajneri i famshëm, i cili në Shqipëri ka drejtuar Partizanin dhe disa klube të tjera, në shtator la drejtimin e Feronikelit në Kosovë dhe tashmë shton edhe një skuadër në CV-në e tij të pasur.

Detyra e Starovës është rikthimi i Laçit të pjesës së parë të sezonit, me synimin për të vendin e tretë në Superiore dhe për të tentuar ndonjë mrekulli në kupë, por natyrisht në fokus është edhe ndërtimi i një skuadre cilësore për sezonin e ardhshëm, me sytë nga Europa League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit