Tërmet te Barcelona, klubi shkurton 50% të stafit

29 Maj 2020
17:36
Eraldo Harlicaj
back button

Barcelona ka nisur një revolucion nga janari i kaluar në lidhje me sektorin e skautizmit. Ekipi katalanas ka vendosur të ndërmarrë ndryshime të mëdha dhe të ulë kostot. Pritet që të paktën 50% e shpenzimeve të ulen.

Drejtuesit kanë vendosur që të përgjysmojnë numrin e zbuluesve të talenteve që punojnë në këtë fushë. Mund të shkojë nga 40 persona në 10-20 persona. Kjo bëhet dhe për shkak të rezultateve të dobëta.

Zbuluesit e talentëve të Barcelonës në vitet e fundit kanë patur rezultate të dobëta. Ata nuk kanë zbuluar emra të rëndësishëm dhe kanë dështuar me afrimet e tyre, prandaj dhe klubi ka marrë këtë vendim për të ulur kostot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit