Tërmet tek Inter, Conte rrezikon: zbulohet ideja e bujshme e zikaltërve

10 Korrik 2020
15:21
Denis Hakanaj

Inter duket se nuk është e kënaqur me rendimentin e Antonio Conte-s në  drejtim të zikaltërve. Rezultati zhgënjyes i radhës në kampionat mund të ketë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit.

Klubi duket se po merr në konsideratë idenë e një ndryshimi dhe pasardhësi i Conte-s do të ishte një emër i bujshëm.

Sipas “Radio Radio”, Inter duket se është gati t’i bëjë një ofertë një tjetër ish-trajneri të Juventus-it: Massimiliano Allegri, i cili do të kishte mbështetjen e plotë të Beppe Marotta-s.

Trajneri toskan, pas një viti pushim, duket se është gati të kthehet dhe mund të tundohet nga një ofertë e mundshme e zikaltërve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit