Kombëtarja e Roberto Mancinit ka humbur shansin për t’u kualifikuar direkt në Kupën e Botës dhe do të duhet të përballet sërish me play-off-in, duke kujtuar fantazmat e se shkuares dhe sidomos perballjen ndaj Suedise qe i hoqi Boterorin ne Rusi (2018).
Kujtimi i triumfit në Kampionatin Evropian verën e kaluar është ende i gjallë dhe për këtë arsye Italia duhet të kapet pas kësaj për të rifituar besimin dhe madje edhe “keqësinë”.
Ndër imazhet e shumta ikonike të udhëtimit blu në Euro 2020, është, për shembull, edhe ajo që ka të bëjë me faullin e Chiellinit ndaj Saka në finale, me mbrojtësin që me një mbajtje nga fanella pengoi yllin e Arsenalit të rifillonte.
Një gjest sigurisht jo sportiv i mbrojtësit, i sanksionuar me një të verdhë të merituar, por në të njëjtën kohë vendimi me i rendesishem për të bllokuar një ofensivë të mundshme nga skuadra e Southgate në kundersulm.
Imazhi i Chiellini-t që kap gati në qafë sulmuesin anglez, është bërë viral dhe madje është bërë një tatuazh për disa fansa. Ka edhe nga ata që vazhdojnë ta lartësojnë, duke e konsideruar thuajse në nivel me një gjest teknik, apo një lojë vendimtare.
Është pikërisht një legjende si John Terry ai qe iu rikthye atij episodi në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, duke e lartësuar atë:
“Të bësh atë lloj faulli ndaj Sakës, në finalen e kampionatit europian, nuk është e lehtë. Nëse mund të mendoni për këtë, është e qartë: ju jeni një legjendë!”
Prandaj, John Terry nuk e fshehu admirimin e tij për Chiellini, si dhe për binjakun e tij Bonucci.
“Bonucci dhe Chiellini janë më të mirët e gjeneratës së tyre, dy lojtarë më të mirë. Unë i kam studiuar, ata janë dy legjenda. Kam studiuar gjithmonë lojtarët italianë, si Baresi, nga i cili filloi gjithçka, dhe Maldini, absolutisht legjende, njeriu që bënte gjithçka të dukej e lehtë!”.