Terry: Mourinho mund të parashikonte të ardhmen

13 Shkurt 2020
15:08
Denis Hakanaj
back button

Të dielën do të jenë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë: John Terry dhe Jose Mourinho do të jenë rivalë në fushë në Premier League, duke i ndjekur skuadrat respektive nga stoli.

Ish-mbrojtësi është asistenti i Dean Smith, trajneri i Aston Villa-s, ndërsa portugezi në dr ejtim të Tottenham. Për Terry-n nuk do të jetë një sfidë si të tjerat, duke parë se Mourinho ka qenë një figurë shumë e rëndësihme për karrierën e tij te Chelsea.

“Ka qenë trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë”, ka thënë Terry për Mirror. “Çdo gjë që thuhej në dhomat e zhveshjes, kthehej në realitet më pas”.

“Nëse ai na thoshte se do të fitonim 4 ose 5 me zero, ndodhte gjithmonë ashtu. Mund të parashikonte të ardhmen. Besoj se po të na kishte thënë lojtarëve se duhej të shkonim në hënë, do të kishim shkuar ose do ta kishim provuar të paktën”.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit