Terry zbulon sekretin e suksesit të Chelsea-t: biçikleta misterioze e Drogba

26 Shtator 2022
8:39
Denis Hakanaj
back button

JOHN TERRY zbuloi se një biçikletë misterioze në dhomën e zhveshjes së Chelsea-t ka qenë sekreti për golat e shënuar nga Didier Drogba.

Sulmuesi afrikan luajti një rol të madh në suksesin e Bluve me 164 golat e tij në dy periudha në Stamford Bridge. Kjo përfshin edhe goditjen legjendare me kokë në finalen e Champions League të vitit 2012, teksa gjigantët e Londrës Perëndimore u kurorëzuan mbretër të Europës.

Por ish-kapiteni dhe shoku i tij i skuadrës, Terry, zbuloi se biçikleta ka çuar përpara Drogba dhe Chelsea. Duke luajtur një version të Guess Who me Claude Makelele, dyshja ka biseduar rreth lojtarëve supersticiozë – dhe historia e pedaleve erdhi në mendje.

JT tha: “Nga askund kjo biçikletë u shfaq në dhomën e zhveshjes. Didier fillon të shënonte, ne vazhduam të fitonim dhe askush nuk mund ta prekte këtë biçikletë. Askush nuk e di se nga erdhi. Mund të jetë ende atje, nuk e di!”.

Terry kishte shumë besëtytni të tijat gjatë karrierës së shquar si futbollist – që kanë kontribuar në fitoret e njëpasnjëshme të bluve.

Ai zbuloi se përdorte të njëjtin tualet, shmangte prekjen e ndonjë topi futbolli në dhomat e zhveshjes dhe numëronte shtyllat e llambave.

Madje ai urrente të shihte ngjyrën e kuqe në ditët e ndeshjeve për shkak të rivaliteteve me Arsenal-in dhe Manchester United.

Gjatë lojës Terry-t me Makelele-n ndërhyri edhe Mason Mount, i cili zbuloi se as ai dhe as Kai Havertz nuk janë vonë në stërvitje – por la të kuptohej se portieri Edouard Mendy ka vështirësi me matjen e kohës.

Ish-kapiteni Terry është kthyer në Chelsea në një rol konsulenti me akademinë. Por ai po synon një rikthim në krye të lojës duke u regjistruar për një diplomë të FIFA-s për drejtuesit e klubeve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit