“Pas PSG-së ne ndryshuam mentalitetin tonë”.
Edin Terzic foli në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Milan-it në Signal Iduna Park. Pas humbjes 2-0 në Parc des Princes, trajneri i Borussia Dortmund ka punuar në aspektin psikologjik me lojtarët e tij:
“Kishim shumë mendime dhe shqetësime, tani do të jemi më të guximshëm”.
Me këto fjalë trajneri verdhezi vendosi të paralajmërojë Pioli-n dhe kuqezinjtë para ndeshjes. Objektivi, për të dyja skuadrat, është të fitojnë pikë sepse një tjetër gabim mund të rrezikojë përparimin e tyre në Champions League, aq më tepër në një grup të komplikuar si ai F.
Edin Terzic analizoi Milan-in, kundërshtarin e tyre të ardhshëm në Champions League: “Nuk do të jetë e lehtë, por asnjë ndeshje nuk është. Nga shorti e kuptuam se do të ishte një rrugëtim i vështirë.
“Kundër kuqezinjve ne do të kemi tifozët tanë për të na mbështetur. Ata luajnë ndryshe nga PSG dhe ne duam të bëjmë mirë”.
Pastaj për rreziqet e Milan-it:
“Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe kanë bërë investime të rëndësishme. Pulisic, Leao, Theo Hernandez janë të gjithë të rrezikshëm ashtu si Calabria apo Florenzi. Ata kombinojnë intensitetin dhe teknikën, ne do të duhet të bëjmë një paraqitje të nivelit të lartë”.
Në mbyllje për formacionin: “Nuk do të ndryshojmë në krahasim me ndeshjen e fundit”.