“Testi më ekstrem”, – trajneri i Anglisë harron futbollin!

21 Mars 2020
10:53
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, nuk e ka aspak mendjen te futbolli në këto kohë dhe diçka e tillë është e qartë. Ai mendon vetëm për shëndetin e familjes së tij dhe sigurinë e njerëzve. 

“Për të gjithë në vendin tonë, primare është të fokusohemi tani dhe më vonë te kujdesi për familjet tona, të mbështesim komunitetin dhe të punojmë së bashku për t’ia dalë mbanë. Ky është testi më ekstrem që jemi përballur në dekadat e fundit. 

“Ashtu siç mbështesni skuadrën tonë të gjithë së bashku, ashtu duhet të punojmë së bashku për të mposhtur këtë virus. Ju lutem vazhdoni të ndiqni rregullat dhe të bëni kujdes me higjenën tuaj”, – tha ai ndër të tjera. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit