Tetë pikë penalizim dhe merkato e bllokuar: ka ardhur dënimi

9 Qershor 2023
16:45
Denis Hakanaj
back button

Në Itali kemi parë rastin e Juventusit; Bardhezinjtë përjetuan një sezon surreal mes penalizimeve, kthimit të pikëve dhe një penalizimi të ri. Një situatë shumë e ndërlikuar për t’u menaxhuar dhe që ka komplikuar në mënyrë të pashmangshme ecurinë e torinezëve.

Juventusi përjetoi një sezon të vështirë, por shumë më pak të komplikuar sesa ajo që ndodhi me Wigan; klubi anglez përjetoi një kampionat tmerri me vendin e fundit në Championsgip për shkak të 21 humbjeve dhe vetëm 39 pikëve në total.

Problemi nuk është vetëm ajo që ndodhi në fushë, por Wigan duhet të përballet edhe me një situatë shumë të komplikuar jashtë fushës, e cila do të ketë pasoja në kampionatin e ardhshëm.

Nuk është një moment i lehtë për Wigan, i cili, siç u përmend, përjetoi një sezon të keq sportiv me vendin e fundit në renditje; Problemi, për klubin, është ajo që po ndodh jashtë futbollit. Wigan-it, siç raporton BBC Sport, i është bllokuar merkato për shkelje të rregullave të EFL për pagesën e taksave.

Një problem jo pak i rëndësishëm duke pasur parasysh nevojën e skuadrës për t’u forcuar në funksion të sezonit të ardhshëm; pa bërë dot merkato, sezoni i ri nuk nis në mënyrën më të mirë.

Kësaj i duhet shtuar edhe dënimi prej tetë pikësh për t’u kryer, pikërisht në kampionatin e ardhshëm. Një minus për t’u përpjekur për të hequr sa më shpejt të jetë e mundur ose rreziku për të përjetuar një tjetër sezon të vështirë është padyshim i lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit