Tetova: E filluam keq ndeshjen, kishim mungesa të rëndësishme

20 Shkurt 2021
15:52
Alfred Lleshi
back button

Sot zëvendësoi Orges Shehin, e karantinuar prej Covid-19. Dhe humbi ndaj ish-skuadrës së tij, ku ka derdhur shumë djersë për vite të tëra, Teutës. Edlir Tetova foli për mediat pas disfatës 1-0, në “Selman Stermasi”: “Ndeshja filloi pak keq, sepse u ngushtuam në mbrojtje, por me kalimin e minutave u rritëm në sulm dhe rrezikuam me Muçin. Pas kartonit të kuq të Hoxhallarit, gjithçka foli për Teutën.

Mungesat ishin shumë të rëndësishme edhe sot për ne, e patë. Kishim në lojë Behiratche, që nuk iu përgjigj plotësisht detyrave, por është forcë për të ardhmen. Ndaj Kukësit pësuam gol nga një episod, sot u ndëshkuam sërish në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes, por nuk janë njësoj të gjitha ndeshjet.

Objektivat? Ne do tentojmë të marrim maksimumin ndeshje pas ndeshjeje. 10 pikë janë shumë nga zona europiane, por dhe kthimin e lojtarëve të dëmtuar do të plotësohemi më mirë. Ndeshjet i marrim një nga një, nuk mund të flas për objektiv tani”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit