Teuat shtang Tiranën me dhjetë lojtarë, bie edhe Vllaznia kundër Kastriotit

25 Shkurt 2023
19:05
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur me dy rezultate befasuese, me Tiranën që është mundur 2-0 në shtëpi nga Teuta dhe Vllazninë 1-0, gjithashtu në shtëpi, nga skuadra e Kastriotit.

Ka qenë akoma më e befasisshme humbja e pësuar nga bardheblutë, të cilët nuk kanë arritur të përfitojnë as nga superioriteti numerik në 20 minutat e fundit të takimit, pasi miqtë kanë ngelur me dhjetë lojtarë, madje kanë pësuar edhe golin e dytë.

Tirana ka shpërdoruar kështu një mundësi të artë për të thelluar me gjashtë pikë diferencat me rivalët e përjetshëm të Partizanit, që mbajnë vendin e dytë në renditje.

Edhe Vllaznia nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e Partizanit ndaj Kukësit dhe nuk ka arritur t’i parakalojë Demat e Kuq në klasifikim duke mbetur në vendin e tretë me 35 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit