Teuta arratiset në krye, Laçi dhe Vllaznia ndahen në paqe (VIDEO)

10 Prill 2021
18:34
Telesport
back button

Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në Fier ndaj Apolonisë, ku ka triumfuar pastër me shifrat 0-2. Ekipi i Edi Martinit shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe tashmë e sheh veten në krye të renditjes 2 pikë para Vllaznisë dhe 4 pikë përpara Laçit.

Goli i parë i takimit u shënua nga Lorenco Vila, i cili tundi rrjetën në minutën e 19’. Në pjesën e dytë ishte Dejvi Bregu, që në minutën e 55’ shënoi golin e dytë, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij. Apolonia ishte e pafuqishme për të reaguar dhe nuk arriti të rifutej në lojë, me ndeshjen që u mbyll 0-2.

Nga ana tjetër, në Kurbin, Laçi dhe Vllaznia u ndanë në barazim 0-0 në kryendeshjen e javës. Sfida ishte shumë e lufutuar, por asnjë nga ekipet nuk mundi të konkretizonte rastet e krijuara para portës. Kështu, Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa Laçi i treti me 45 pikë, por që ka nga pas Partizanin me një pikë më pak që ka një ndeshje për të luajtur ndaj Bylisit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit