Teuta bën goditjen e madhe, zyrtarizon Jahmir Hykën

29 Janar 2022
12:38
Alfred Lleshi
back button

Teuta godet në merkato, duke marrë lojtarin që ka luajtur 47 ndeshje me kombëtaren e madhe kuqezi. Një mesfushor-sulmues me eksperiencë të madhe, që ka shëtitur shumë klube dhe vende europiane, madje së fundi ka luajtur edhe në Kinë.

Fjala është Jahmir Hykën, i cili është zyrtarisht pjesë e “djemve të detit”. Ja njoftimi i Teutës me këtë rast: “Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988, Hyka ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar jashtë me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi.

Së fundi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Afrimi i Hykës në skuadrën tonë do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit