TEUTA BLINDON KREUN! Fitore e artë ndaj Kastriotit, ngec Laçi. Rikthehet te suksesi Vllaznia (VIDEO)

13 Maj 2021
18:23
Telesport
back button

Teuta vazhdon të mos ndalet dhe nuk e lëshon kreun e klasifikimit. Ekipi durrsak mposhti Kastriotin në transfertë, me rezultatin e ngushtë 1-2, me golat e Vilës dhe Bregut.

“Djemtë e detit” marrin gëzim dyfish pasi Laçi u ndal në shtëpi ndaj Skënderbeut duke mos shkuar më shumë se 0-0. Një duel shumë i luftuar dhe me raste plot, por që nuk pati fitues.

Teuta kryesuese arriti ta zhbllokonte ndeshjen në fundin e pjesës së parë, kur Lorenco Vila bëri një lëvizje të bukur dhe me një gjuajtje të fortë e mposhti portierin Hidi. Me fillimin e pjesës së dytë Dejvi Bregu ishte ai që ndëshkoi krutanët, të cilët u kundërpërgjigjën me një gol të bukur të Emir Rezit.

Rikthehet te suksesi edhe Vllaznia, e cila gjen 3 pikët me golin e Albion Avdijajt.

Apolonia matematikisht ka rënë në Kategorinë e Parë, pasi u mposht ditën e sotme në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 0-3. Verilidorët e zgjidhën ndeshjen shpejt, duke shënuar me kapitenin Ibraimi fillimisht, ndërsa më pas Dragoshi dhe Taipi i mbyllën llogaritë në fraksionin e dytë të lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit