Teuta dhe Besëlidhja ndajnë kreun e Superligës, Vllaznia zhytet në krizë

26 Nëntor 2022
19:58
Telesport
back button

Teuta e Besëlidhja mbajnë kreun e renditjes së Superligës në basketboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar. Besëlidhja fitoi 82-78 ndaj Apolonisë, në takimin e dy skuadrave debutuese në Superligë, ndeshje e luajtur në kryeqytet.

Një përballje e ekuilibruar, vendosur në fund në favor të ekipit lezhjan, ku u dalluan Jordan me 30 pikë e Bryant me 23 pikë. Për fierakët, Robert realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Vijon kriza e Vllaznisë, ekipi i vetëm pa asnjë fitore, që është në fundin e renditjes.

Shkodranët u mundën sot në mbrëmje 94-66 në fushën e tyre nga Kamza Basket. Mjaft e bukur ndeshja e luajtur në Durrës, ku vendasit e Teutës fituan 93-75 ndaj Tiranës, në një përballje mes dy skuadrash rivalë për titull. Për durrsakët u dalluan Mason me 22 pikë e Avery me 20 pikë, ndërsa 21 pikët e 18 rebound të Hysenagolli mbetën për statistikë.

Superliga-Meshkuj, java e 8-të

Besëlidhja – Apolonia, 82-78

Teuta – Tirana, 93-75

Vllaznia – Kamza Basket, 66-94

Renditja: Besëlidhja 14 pikë, Teuta 14 pikë, Tirana 12 pikë, Apolonia 12 pikë, Kamza Basket 12 pikë, Vllaznia 8 pikë.

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 6-ë

Partizani – Elbasani, 75-62

Flamurtari – Skënderbeu, 71-37

Renditja: Flamurtari 12 pikë, Partizani 10 pikë, Elbasani87 pikë, Skënderbeu 6 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit