Teuta gjen zëvendësuesin e Latif, një bullgar për durrsakët

13 Janar 2019
13:42
back button

Largimi i Latif Amadu drejt skuadrës bjelloruse të Shakhtyor Soligorsk ka lënë boshllëk të madh te Teuta, fakt që u vërejt edhe në testin ndaj Kastriotit një ditë më parë. 

Për këtë trajneri Bledi Shkëmbi ka kërkuar që të gjendet një sulmues sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të zbarkojë në Durrës dhe të fillojë përgatitjet për fazën tjetër të sezonit të Superligës.

Drejtuesit e bregdetarëve janë vënë në lëvizje dhe kanë rënë në gjurmët e një lojtari bullgar. Radoslav Vasilev quhet sulmuesi 28-vjeçar, i cili në karrierën e tij ka luajtur me skuadra të rëndësishme si Slavia Sofia, apo së fundi Cherno More në Bullgari. Në 17 ndeshje në këtë sezon ka arritur të shënojë 3 gola, ndërsa sezonin e kaluar në 16 paraqitje arriti të shënojë 6 herë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit