Teuta habit me hapjen e merkatos, firmos një… 34-vjeçar!

11 Qershor 2019
18:57
Eraldo Harlicaj
back button

Skuadra e Teutës ka nisur merkaton pas largimeve në masë. Klubi durrsak ka firmos me Blagoja Todrovskin dhe e ka prezantuar në zyrat e klubit. Maqedonasi u afrua për të zëvendësuar Erlis Frashërin e larguar, ndërsa mosha e tij nuk premton shumë, pasi është 34 vjeç. 

Todorovski e mbylli sezonin me Shkëndijen ku u shpall kampion i Maqedonisë. Ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje me skuadrën shqiptare të Maqedonisë, ndërsa gjysmën e parë të sezonit e kaloi te Rabotniçki. Veterani e ka kaluar karrierën e tij mes Shkëndijes dhe Rabotniçkit. 

Njoftimi i Teutës – "Klubi i futbollit Teuta njofton marrveshjen me mbrojtësin e djathë Blagoja Todorovski.
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e dytë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Blagoja Todorovski, mbrojtësi i djathë 33-vjeçar. Më parë lojtari ka luajtur me ekipin e KF Shkëndija.
Maqedonasi është 33-vjeç, teksa gëzon një karrierë tepër të pasur. Në të kaluarën Todorovski ka qenë pjesë e Dinamos së Bukureshtit, Sikelsit, Renovës, Gloria Bistrita, si dhe Rabotniçkit. Mbrojtësi numëron edhe 4 paraqitje me kombëtaren e Maqedonisë", – shkruhet në njoftimin e Teutës. Skuadra durrsake gabon dhe me moshën e lojtarit, pasi e shkruan 33 vjeç, por mbrojtësi është 34. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit