Teuta humbet në Shkodër por ruan kreun e Superligës, ja gjysmëfinalet

1 Maj 2022
17:19
Telesport
back button

Superliga në basketboll për meshkuj ka ulur siparin e ndeshjeve të sezonit të rregullt me takimin e prapambetur Vllaznia-Teuta, luajtur në Shkodër dhe fituar nga vendasit 77-70. Për durrsakët një ndeshje që ishte për statistikë, pasi e kishin siguruar kreun, ndaj për ta humbja nuk ndikoi në renditje.

Shkodranët e dominuan ndeshjen dhe merituan fitoren, sfidë ku u dallua amerikani Butler me 21 pikë. Ndërsa për durrsakët më i miri ishte Core me 19 pikë. Teuta e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, ndërsa Vllaznia, falë këtij suksesi, parakalon Kamza Basket dhe renditet e treta.

Më 4 maj do të nisin gjysmëfinalet play off, mes 4 skuadrave më të mira. Përballjet gjysmëfinale janë Teuta-Kamza Basket dhe Tirana-Vllaznia. Durrsakët dhe bardheblutë do të kenë faktorin fushë në favorin e tyre, në finale kualifikohet skuadra që fiton dy nga tri sfidat gjysmëfinale.

Superliga-Meshkuj, e prapambetur

Vllaznia – Teuta, 77-70

Renditja: Teuta 36 pikë, Tirana 33 pikë, Vllaznia 32 pikë, Kamza Basket 31 pikë, Partizani 25 pikë, Dinamo 23 pikë.

Gjysmëfinalet play off

Nd.1, Teuta – Kamza Basket, 4 maj

Nd.1, Tirana – Vllaznia, 4 maj

Lajme të tjera

Lajmet e fundit