Teuta i bën prezantimet në medie, i rrëmben Kukësit nga duart mbrojtësin

11 Qershor 2019
21:27
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka bërë një tjetër prezantim, nëse mund ta quajmë të tillë, pasi fotot zyrtare jepen vetëm për medie të caktuara. Reparti i prapavijës përforcohet me një superemër pas Rustem Hoxhës dhe Blagoja Todorovskit.

Alexandros Kouros është futbollisti më i ri i durrsakëve. Ai vjen nga kategoria e dytë greke, ku e ka mbyllur sezonin me skuadrën e Kerkyrës, ndërsa ka eksperiencë dhe në Superligën greke. 

25-vjeçari ka luajtur dhe me ekipe si Panionios, Iraklis Atromitos apo Apollon Smyrni. Një emër shumë i rëndësishëm për Teutën dhe një afrim cilësor për Kupat e Europës.

KUKËSI –Telesport mëson se futbollisti i ishte ofruar dhe Kukësit si zëvendësuesi i Simo Rrumbullakut, por verilindorët kishin hezituar për shkak të kërkesave të tij ekonomike. 

aleksander kuros

Lajme të tjera

Lajmet e fundit