Teuta i jep zemër Durrësit, rinis përgatitjet pas tërmetit

2 Dhjetor 2019
15:35
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka rinisur punën pas tërmetit që shkaktoi një tragjedi të vërtetë në qytetin e Durrësit. Ekipi bregdetar ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjen e ndeshjes së radhës kundër Skënderbeut. Një sfidë mjaft e rëndësishme kjo për ekipin e Bledi Shkëmbit dhe situatës në tabelën e klasifikimit. 

Klubi lajmëroi vetë në faqen zyrtare rinisjen e punës. Drejtuesit kishin dhënë leje për lojtarët pas problemeve dhe tmerrit që përjetuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Lojtarët e huaj ishin larguar, ndërsa drejtuesit kanë ndërmarrë menjëherë masat që lojtarët të jenë të sigurt. Një pjesë e tyre kanë përjetuar shkatërrimin e shtëpive. 

Tërmeti i Durrësit shkaktoi 52 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra vetë mbeten pa shtëpi. Klubi është sensibilizuar me situatën, madje do të luajë dhe një miqësore kundër AEL Limasolit në nder të viktimave të tërmetit. Veprimi i tyre për të zbritur në fushë është dhe një sinjal i fortë që qyteti duhet t’i rikthehet normalitetit. Takimi ndaj Skënderbeut do të luhet të dielën e ardhshme, prej orës 16:30, në stadiumin “Niko Dovana”. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit