Teuta konfirmon marrëveshjen, zyrtarizon mbrojtësin korçar

4 Janar 2019
14:39
Alfred Lleshi
back button

Nga 1 janari, klubet shqiptare të futbollit mund të veprojnë në merkaton e dimrit, qoftë në hyrje, qoftë në dalje. Natyrisht, ato që kanë mundësi financiare mund të joshin edhe futbollistë të skuadrave të tjera, pika referimi në to deri dje. I tillë është rasti i mbrojtësit korçar, Erlis Frashëri, që në vitin 2018 ishte titullar i Kamzës. 

Por, futbollisti në fjalë ka qenë dëshirë e trajnerit Bledi Shkëmbi te Teuta, ndaj presidenca durrsake ka vepruar shpejt, duke arritur marrëveshjen me Frashërin dhe klubin kamzali. Ditën e sotme, mbrojtësi ka dalë në stërvitje me “djemtë e detit”, duke u zyrtarizuar si pjesë e bregdetarëve, që kanë ambicie maksimale në këtë sezon, më e pakta të shkojnë në Kupat e Europës. 

Ja njoftimi i klubit durrsak: “Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi ka firmosur me Erlis Frashërin, mbrojtësin 30-vjeçar. Më parë, Frashëri ka luajtur me ekipin e Kamzës, ndërsa te Teuta vjen për her të dytë, pasi ka qenë pjesë e saj edhe për dy sezone, 2010-2012”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit