Teuta kryen afrimin e parë, pas largimit të Bicaj dhe Camara

10 Qershor 2019
19:34
back button

Teuta njoftoi se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Rustem Hoxha, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Luftëtarit.

Mbrojtësi 27-vjeçar është afrimi i parë për trajnerin Bledi Shkëmbi, pasi vetëm pak minuta më parë zyrtarizuan largimin e Ditmar Bicajt dhe Sekou Camara.

Kujtojmë që Hoxha ka dalë nga akademia e klubit durrsak dhe ka qenë pjesë e saj nga viti 2010- janar 2013 dhe më pas u huazua 6 muaj tek Luftëtari, për t’u rikthyer sërish tek bregdetarët, ku qëndroi deri në vitin 2017, më pas kaloi një sezon tek Kukësi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit