Teuta “leksion” Vllaznisë dhe ruan kreun, Goga mposht Partizanin

16 Dhjetor 2019
11:21
Telesport
back button

Është luajtur java e 9-të dhe e parafundit e fazës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj. Teuta ka triumfuar 87-83 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, madje hera-herës edhe të tensionuar.

Ndryshimi i trajnerit nuk ka sjellë sukses te Vllaznia, që pas kësaj humbje zbret në vendin e katërt, ndërsa durrsakët ruajnë kreun.

Fiton Goga Basket, që mundi 107-98 Partizanin, një përballje mes dy ekipesh që synojnë titullin këtë sezon. Sfidë emocionuese, me të “kuqtë” që tentuan surprizën, por pa sukses.

Fiton edhe Tirana, që mundi 92-52 Barleti Eagles, duke iu larguar fundit. Bardheblutë e dominuan takimin dhe e merituan fitoren, ndërsa Eagles janë ende pa asnjë fitore në kampionat në debutimin e tyre në Superligë.

Superliga – Meshkuj, Java e 9-të

Goga Basket – Partizani, 107-98

Vllaznia – Teuta, 83-87

Barleti Eagles – Tirana, 52-92

Renditja: Teuta 17 pikë, Goga Basket 15 pikë, Partizani 14 pikë, Vllaznia 14 pikë, Tirana 12 pikë, Barleti Eagles 9 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit