Teuta leksion Vllaznisë në finalen e parë, hedh hapin e parë drejt titullit

14 Maj 2022
20:50
Telesport
back button

Teuta fitoi 86-68 ndaj Vllaznisë në finalen e parë play off në basketboll për meshkuj, ndeshje e luajtur sot në mbrëmje në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Skuadra vendase e nis me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit kampion ndaj Vllaznisë, surpriza e këtsaj faze play off.

Takimi thuajse u dominua gjatë gjithë kohës nga vendasit, që vetëm në periodën e parë hazën reziztencë (22-22). Më tej, Teuta shkëputet (50-42 pjesa e parë) dhe e thellon epërsinë me kalimin e minutave. Vllaznia dorëzohet shpejt dhe nuk ka më forcën e minutave të para.

Pjesa e dytë është e lehtë për Teutën, që thellon epërsinë dhe tregon se është pretendente për titull edhe në këtë fazë play off. Shënuesi më i mirë për Teutën ishte amerikani Core, autor i 22 pikëve e 12 rebound. Për shkodranët u dallua Dobbs me 20 pikë, por që s’mjaftuan.

Meshkuj – Finale, play off

Nd.1, Teuta – Vllaznia, 86-68

Nd.2, Vllaznia – Teuta, 18 maj

Nd.3, Teuta – Vllaznia, 21 maj

*Teuta udhëheq 1-0 me ndeshje

Lajme të tjera

Lajmet e fundit