Teuta mposht Kamza Basket në finale dhe rrëmbën Kupën e Shqipërisë

29 Janar 2023
18:56
Telesport
back button

Skuadra e Teutës është shpallur mbrëmjen e sotme fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Në finalen e luajtur sot në mbrëmje në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”, skuadra durrsake mposhti 82-74 Kamza Basket.

Një ndeshje e hapur për 30 minuta, ku të dyja ekipet dueluan fort për trofeun. Fitorja u vendos në 10-minutëshin e fundit, ku Teuta arriti të shkëputet, duke e merituar fitoren, duke u konfirmuar si skuadra më e mirë në vend (kryeson edhe kampionatin).

Durrsakët shkëputen 23-16 në periodën e parë, por Kamza rikuperon disi në 10-minutëshin e dytë, që mbyllet 40-36. Teuta e ruan avantazhin edhe në periodën e tretë, ndërkohë që nis shkëputjen në fundin e takimit, ndërsa Kamza gabon dhe dorëzohet.

Përvoja e lojtarëve të Teutës bëri diferencën në fundin e takimit. Basketbollisti më i mirë për Teutën ishte Patterson me 29, mbështetur edhe nga Sullivan me 19 pikë e 19 rebound. Për kamzalinjtë u dalluan Thomas me 19 pikë e Thano me 18 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit