Teuta mposht Vllazninë me një supergol, Laçi tregon forcën ndaj Kukësit (VIDEO)

3 Mars 2021
18:08
Telesport
back button

Java e 22-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy supersfidat Teuta-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. Në Durrës, ekipi i Teutës ka mposhtur 1-0 kryesuesit e Vllazninë, që duken në rënie të lirë tashmë, ku pas humbjes ndaj Tiranës, pësojnë një tjetër disfatë ditën e sotme.

Ndeshja u vendos nga një supergol i Dejvi Bregut, që duket në formë të jashtëzakonshme. Vlonjati shënoi me një goditje fluturimthi në minutën e 25-të, duke mos i dhënë asnjë shpresë portierit Zogovic.

Në ndeshjen tjetër, Laçi triumfoi 1-2 ndaj Kukësit, duke u konfirmuar edhe një herë tjetër një nga pretendentët kreysorë për titull. Fillimisht, kurbinasit morën avantazhin në minutën e 3’ me anë të Mustës, por Kukësi reagoi me golin e Eze.

Sidoqoftë, në minutën e 74’ Regi Lushkja shndërroi në gol një penallti të fituar nga Redon Xhixha, duke i dhënë 3 pikët ekipit të tij. Kështu, Laçi dhe Teuta ngjiten në kuotën e 40 pikëve vetëm 1 pikë më pak se Vllaznia kryesuese, ndërsa Partizani në vendin e katërt me 39 pikë. Katër ekipe që ndahen në 2 pikë, Superiorja duket zjarr tashmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit