Teuta mposht vlonjatët, fiton Kupën e Shqipërisë për 17-vjeçarët

5 Shkurt 2019
14:01
Alfred Lleshi
back button

U luajt sot në “Elbasan Arena” finalja e Kupës së Shqipërisë për 17-vjeçarët. Teuta ka triumfuar minimalisht ndaj bregdetarëve të Vlorës, falë golit të bukur të shënuar nga Qehaja, që në minutën e 14-të. Krosimi nga këndi ka gjetur të lirë futbolliastin e ri durrsak, që direkt e ka goditur topin, pa rënë në tokë, duke shënuar në portën e kuqezinjve. 

Reagimi i Flamurtarit ka qenë i dukshëm, por jo me qartësinë e nevojshme. Madje, në fund të lojës, të hedhur në sulm për të barazuar, vlonjatët kanë tejkaluar caqet në ndërhyrje, duke u ndëshkuar me dy kartonë të kuq. Gjipali dhe Bocaj janë nxjerrë jashtë në minutat e fundit të lojës nga kryesori i ndeshjes, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë. 

Plot tetë të tillë janë akorduar për të dyja skuadrat. Festa ka qenë për durrsakët në fund, që kanë ngritur edhe trofeun dhe kanë marrë medaljet e fituesit, ndërsa kuqezinjtë kanë mbetur të zhgënjyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit