Teuta ndez motorët, leksion ekipit maqedonas që garon në Europë

27 Qershor 2019
18:32
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta duket në një formë të mirë, pasi skuadra durrsake ka bindur dhe në miqësoren e tretë ndaj Akademisë Pandev. Bregdetarët fituan me rezultatin 4-1 dhe lanë shumë të kënaqur trajnerin Bledi Shkëmbi. 

Të dy ekipet rivale garojnë në Europë dhe këto teste shihen si mundësi e mirë për t'u përgatitur për ndeshjet zyrtare. 

Sulmuesi Busic realizoi dy gola në minutën e 21' dhe 56', ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Kallaku me penallti në minutën e 78' dhe Beqja në minutën e 81'. 

Durrsakët do të ndeshen me Ventspilsin në turin e parë të Europa Leagues. Një kundërshtar i kalueshëm për të besuarit e Shkëmbit që kanë patur më shumë fat se ekipet e tjera të Shqipërisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit