Teuta në formë, sulmuesit “masakrojnë” ekipin e të rinjve

6 Janar 2019
14:08
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta ka nisur fazën përgatitore për gjysmën e mbetur të sezonit. Trajneri Bledi Shkëmbi do të stërvisë skuadrën në Durrës, pasi drejtuesit nuk i kanë siguruar një fazë përgatitore jashtë vendit. Ekipi durrsak ka qenë një nga surprizat e bukura të këtij sezoni dhe një tjetër shembull se klubi mund të funksionojë dhe me buxhete minimale dhe lojtarë të rinj.

Tekniku Shkëmbi pa gjendjen e skuadrës ditën e sotme në një miqësore kundër ekipit të të rinjve. Të mëdhenjtë e Teutës duken në formë, pasi fituan me rezultatin 6-0. Nuk kishte asnjë dyshim, apo rezistencë nga të rinjtë, pasi Vecaj i dha avantazhin ekipit të tij që në minutën e 12'. Shkodrani dyfishoi 12 minuta më vonë duke koleksionuar dhe golin e dytë personal. 

Ishte një sfidë dygolëshash, pasi ishte radha e Prognit në të 26' dhe 40' që të dërgonte ekipin e tij në pushimin e ndeshjes me rezultatin 4-0. Pjesa e dytë solli dhe rotacionin e ekipit, por jo dominimin e ekipit të parë. Camara dërgoi dy herë topin në rrjetë duke mbyllur ndeshjen me rezultatin 6-0. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit