Teuta nis skarcimet, sulmuesi largohet dhe gjen ekip të ri

24 Dhjetor 2019
18:13
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta është një ndër skuadrat me golavarazhin më të dobët në Superiore. Ekipi i Edi Martinit ka shënuar vetëm 13 gola në 17 ndeshje. Shumë pak për një skuadër që pretendon kreun e renditjes, pasi më pak se durrsakët kanë shënuar vetëm gjirokastritët e Luftëtarit. 

Një nga lojtarët që u afrua për të zgjidhur hallet e sulmit të Teutës është Abdul Khalid. Ish-sulmuesi i Prishtinës nuk është përshtatur aspak me ekipin dhe në 9 ndeshje të luajtura nuk ka shënuar asnjë gol. Situatë më e keqe për Nikac që me 16 ndeshje në formacion ka realizuar vetëm 1 herë. 

Afrikani i Teutës është kapur mat në Prishtinë. Ai duket se e ka mbyllur aventurën me durrsakët dhe mund t’i bashkohet sërish ekipit kryeqytetas në Kosovë, shkruan Gazeta Olle. 23-vjeçari nuk ka bërë aspak mirë në Superiore, prandaj largimi do të ishte zgjidhja ideale për të. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit