Teuta nuk ndalet në merkato, lojtari i New Orleans zbarkon në Superligë

18 Janar 2019
16:48
Telesport
back button

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj ka konfirmuar sot pasdite arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan Tevin Broyles. 23-vjeçari luan për herë të parë jashtë Amerikës, pasi në karrierën e tij është aktivizuar vetëm me ekipin e Universitetit të New Orleans.

Broyles, 1.93 metra i gjatë, luan në pozcionet 2 e 3 dhe konsiderohet si një përforcim me shumë vlera për skuadrën e Teutës, që këtë sezon ka ambicje të mëdha. Te durrsakët aktivizohen edhe 3 basketbollistë të tjerë amerikanë: CJ Wilson, Eric Copes dhe Kyle Meyer si dhe malazezi Marko Miranovic.

Teuta është një nga skuadrat pretendente për titull në Superligë, ku pas përfundimit të fazës së parë u pozicionua në vendin e dytë. Ndërkohë që, ekipi durrsak, po bën një paraqitje të mirë edhe në Ligën Ballkanike, ku kryeson dhe është shumë pranë kualifikimit në afzën e play off-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit