Teuta nuk ndalet, prezanton shkodranin

15 Qershor 2019
20:29
back button

Teuta ka nisur me ritëm intensiv këtë merkato vere, edhe në kuadër të përgatitjeve për përfaqësimin në Europë. Kështu, klubi durrsak ka prezantuar pasditen e të shtunës blerjen e pestë të kësaj fushate përforcimesh. 

Është Arlind Kalaja futbollisti më i ri që i është bashkuar skuadrës së Teutës. Kalaja është produkt i akademisë së Vllaznisë, me të cilën ka nisur aventurën e tij në Superiore, për të vijuar më pas me Kukësin e së fundmi është aktivizuar te Kastrioti.

Mesfushori ofensiv i krahut të majtë, vetëm 23 vjeç, shihet si një potencial dhe përforcim premtues për skuadrën që do të ketë në dispozicion trajneri Bledi Shkëmbi, fillimisht për aventurën europiane, e më pas në angazhimet kombëtare të sezonit të ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit