Teuta prezanton blerjen e bujshme të dimrit, Armando Vajushi

4 Shkurt 2019
12:53
Alfred Lleshi
back button

Teuta prezanton blerjen e bujshme të merkatos së dimrit. Tashmë, nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi do të jetë edhe një “xhevahir” i sprovuar brenda dhe jashtë vendit. Fjala është për Armando Vajushin, sulmuesin shkodran, që ka qenë pjesë edhe e kombëtares kuqezi. 

Shkodrani ka hedhur firmën mbi kontratë ditën e sotme, duke u zyrtarizuar te “djemtë e detit” deri në fund të këtij sezoni. Ja njoftimi i klubit durrsak: “Armando Vajushi ka firmosur sot paradite kontratën, që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Ai është përforcimi i katërt zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçari në sezonin e fundit ka qenë pjesë e F.C. Pro Vercellit!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit