Teuta rikthehet në Ligën Ballkanike, sfidë me maqedonasit e Blokotehna

10 Dhjetor 2018
12:38
Telesport
back button

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj rikthehet të luajë në Ligën Ballkanike një muaj nga sfida e fundit. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit do të luhet më 11 dhjetor sfida mes ekipit të Teutës dhe maqedonasve të KB Blokotehna. Basketbollistët durrsakë nuk kanë pësuar asnjë humbje deri më tani në këtë turne, duke i fituar tri përballjet e deritanishme, ndërsa fqinjët maqedonas kanë luajtur vetëm një ndeshje dhe e kanë fituar atë.

Ndeshja mes Teutës dhe Blokotenhna (do të gjykohet nga një treshe kosovarësh) parashikohet e fortë dhe me rivalitet, pasi të dyja skuadrat synojnë të mos ndalen në këtë rrugëtim në Ligën ballkanike. Teuta vjen nga një moment i mirë në kampionat, ku ndodhet në vendin e dytë dhe ka patur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë sfidë. Kjo do të jetë edhe sfida e parë për trajnerin e ri të Teutës, malazezin Miodrag Baletic, në këtë event rajonal me “djemtë e detit”.

Më datat 18 dhe 20 dhjetor, ekipi i Teutës do të luajë edhe dy ndeshje të tjera në Ligën Ballkanike, të dyja në Bullgari, ndaj ekipeve vendase të Beroe dhe Academic Bultex. Këto do të jenë sfidat e fundit të 2018-ës për skuadrën durrsake në Ligën Ballkanike.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit