Teuta rikthen trajnerin malazez, konfirmon Hysenagollin, Hamatin e Gorean

4 Shtator 2019
9:51
Telesport
back button

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj vijon punën në merkato, për të ndërtuar skuadrën me të cilën do të marrë pjesë në kampionat sezonin e ri 2019-2020. Klubi durrsak konfirmon se ka rinovuar kontratën me 3 basketbollistë: Endrit Hysenagolli, Kristi Gorea dhe Julian Hamati.

Të 3 këta lojtarë kanë qenë pjesë e Teutës edhe sezonin e kaluar. Ndërkohë që, pak ditë më parë, klubi durrsak konfirmoi edhe afrimin e dy basketbollistëve amerikanë: Michael McDevitt dhe Mitchell Pelissier si dhe malazezit Filip Bakic.

Teuta ka zyrtarizuar gjithashtu edhe emrin e trajnerit të ri. ai do të jetë malazezi Nikola Milatovic, një trajner që vitet e fundit ka “shëtitur” në disa ekipe të Superligës. Madje për Milatovic ky është një rikthim te Teuta, ekip të cilin e ka drejtuar sezonin 2015-2016.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit