Tevez dhe marrëdhënia e komplikuar me Fergusonin: Ai besonte se ishte mbreti i Anglisë, e pamundur të debatoje me të

29 Shtator 2022
16:00
Alfred Lleshi
back button

Tevez dhe Ferguson. Të paktën një marrëdhënie e ndërlikuar. Në një intervistë të gjatë për “Marca”, pak kohë më parë, ish-futbollisti argjentinas, aktualisht trajner i Rosario Central, ka rikujtuar disa faza të karrierës së tij. Periudha te Manchester United ishte shumë e veçantë, e shënjuar nga një marrëdhënie dashurie dhe urrejtjeje me Ferguson.

ROMA – Marrëdhënia mes të dyve u prish para finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2009, të cilën “Apache” e pa nga stoli: “Ishte e pamundur të debatoje me Ferguson, sepse dilje gjithmonë i mundur nga dialogu. Ai bëri një gabim duke më lënë në stol në finalen e Romës… Kjo ishte e vetmja finale që skuadra ka humbur që kur erdha unë, por ai mendon se është mbreti i Anglisë”. Një mungesë respekti që sulmuesi argjentinas nuk e ka harruar…

RIP Fergi – Disa vite më vonë, Tevez fitoi një Premier League historike në Manchester, por me fanellën e City. Një sukses i arritur në fund të një sezoni të paharrueshëm, me një gol me kohë që i dha titullin e pritshëm 44-vjeçar skuadrës së “qytetarëve” në fotofinishin me Manchester United. Tevez nuk e harron mësuesin e tij “të vjetër” dhe në ditën e festimit të titullit shfaqet me një pankartë mjaft të dyshimtë në dorë: “RIP Fergie”. Më pas, lojtari dhe klubi kërkuan falje. “U magjepsa nga emocioni i momentit dhe, sigurisht, nuk ishte qëllimi im të mos respektoja Alex Ferguson, të cilin e admiroj si njeri dhe si trajner”. Pak a shumë falje të përzemërta…

FËMIJËRIA – Një karrierë dhe një jetë e jetuar përtej kufijve mes mosmarrëveshjeve me trajnerët, grindjeve dhe aksidenteve. Një kokë e nxehtë. Siç e pranon edhe vetë Tevez, topi e shpëtoi nga rruga. Lagjja që e pa atë të rritet, Fuerte Apache, është ende një kujtim i gjallë: “Unë u rrita i rrethuar nga njerëz të përulur. U arsimova në rrugë dhe jo në shkollë. Nuk kishim ushqim, por dikush gjente gjithmonë qumësht, bukë, patate, e ndante atë pak që siguronte. Një kujtim që e mbaj gjithmonë me vete, edhe nëse tani jam pjesë e elitës së futbollit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit