Thaqi realizon një super gol, Ballkani përmbys Sivasspor-in në 11′ (Pamjet)

6 Tetor 2022
19:26
Denis Hakanaj
back button

Ballkani i Ilir Dajës është kthyer në fushë për javën e tretë të fazës me grupe të Conference League. Kampionët e Kosovës po luajnë në fushën e Sivasspor-it.

Ndeshja nuk ka nisur aspak mirë për miqtë, të cilët e kanë parë veten në disavantazh që në minutën e parë të lojës pas golit të shënuar nga Ulvestad.

Kundërpërgjigja e Ballkanit ka ardhur në minutën e 20-të me Thaqin që ka barazuar me një super gol nga jashtë zone. 11 minuta më vonë ka ardhur edhe goli i dytë për miqtë i shënuar nga Potoku.

Ekipi i Ilir Dajës është në kërkim të fitores së parë në Europë pas një barazimi dhe një humbje të marrë në dy ndeshjet e para.

GOLI I THAQIT – VIDEO

GOLI I POTOKUT – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit