“The Special One” në aksion: Katastrofë! Vendimi për City-n i turpshëm

14 Korrik 2020
15:59
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka folur në lidhje me vendimin e CAS për të hequr dënimin ndaj Manchester City-t. Numri një i “Spursave” mendon se është një vendim shumë i turpshëm dhe se nuk e kupton se pse u vendos në këtë mënyrë.

“Një vendim i turpshëm. Mendoj se nëse City nuk është fajtor dhe të dënohet me disa miliona, është e turpshme. Nëse je i pafajshëm, nuk dënohesh. Në krahun tjetër, nëse janë fajtor duhet të dënohen.

“E turpshme e gjitha kjo, në të gjitha rastet vendimi i CAS-it është një katastrofë e vërtetë. Nuk po them se Manchester City është fajtor, po them se nëse janë të pafajshëm nuk duhet të paguajnë, qoftë dhe një paund. E di se paratë për Man City janë shumë të papërfillshme, por po flasim në parim”, – tha ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit