Thellohet skandali i mashtrimit me italishten. Pyetjet në provimin e Suarez: “Si e ke emrin?”

25 Shtator 2020
10:37
Alfred Lleshi
back button

Zbulohen sekrete të reja nga hetimi i provimit të italishtes së Luis Suarez në Perugia. Ju të gjithë e dini historinë, se çfarë ka ndodhur deri tani. Ne, gjithashtu, ju kemi thënë se çfarë rrezikon Juventusi nga kjo histori, sepse del i përfshirë në paracaktimin e pyetjeve të testit. Pra, është bashkëpunëtor në mashtrimin e bërë nga sulmuesi uruguajan në provimin e italishtes.

“Corriere della Sera” ka shkuar më tej në faktet që sjell. Ndër të tjera ka siguruar pyetjet që iu treguan paraprakisht Luis Suarez, të bëra më pas gjatë provimit. Sot, kjo gazetë italiane boton pyetjet që “Pistolero” iu bënë gjatë provimit me gojë. Testi ka ndjekur skenarin e “paketuar” paraprakisht dhe ka zgjatur 12 minuta.

“Si e ke emrin?” Kjo ishte pyetja e parë e provimit. Suarezit më pas iu treguan dy fotografi, njëra nga një shalqi dhe tjetra nga një supermarket. Futbollisti uruguajan i përcaktoi ato me termat e duhur. “Një qytet italian?” Kjo ishte pyetja e dytë, së cilës Suarez iu përgjigj: “Torino”. Të gjitha, siç ishin dakordësuar pyetje-përgjigjet paraprakisht. Më në fund u pyet për profesionin e tij dhe Suarez u përgjigj: “Unë jam një futbollist dhe kam qenë te Barcelona për gjashtë vite”.

Përgjimet e tjera ngrenë edhe më shumë dritë-hije mbi këtë histori, zgjerojnë gjithnjë e më shumë spektrin e të implikuarve. Drejtori i universitetit për të huajt, gjithashtu flet me profesoren Stefania Spina, e cila është përgjegjëse për përgatitjen e qendërsulmuesit përmes një kursi intensiv. Ajo është një tifoze e Juventusit, e cila, në hipotezën e të parit të Suarezit me fanellën bardhezi, e lë veten të bërtasë: “Ai na mundëson të fitojmë Ligën e Kampionëve!” Bashkëbiseduesi, mbase me shaka, hipotezon një shpërblim për faktin që Suarez po merr diplomën e italishtes: “Ai do t’ju ftojë në galerinë VIP!”

Hetimet më pas konstatuan se diploma normalisht lëshohet një muaj e gjysmë pas testit, ndërsa “Pistolero” u laureua si njohës i italishtes brenda së njëjtës ditë. La Spina i dërgon Rocca pyetjet që do të duhet t’i bëjë Suarezit, të paraditura tashmë edhe nga vetë lojtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit