“Theo Hernandez ka vështirësi fizike, Leao ndizet dhe fiket shumë shpesh”

11 Dhjetor 2024
13:54
Alfred Lleshi
back button

A është Milani jashtë luftës për titull? Kjo është një nga pyetjet që bëhet shumë shpesh, pa mundur t’i jepet një përgjigje përfundimtare. Alberico Evani, një njeri që ka luajtur 393 ndeshje me kuqezinjtë dhe ka fituar disa trofe, ka provuar të përgjigjet për “Gazzetta dello Sport”:

“Tani, në kampionat, prioriteti duhet të jetë fitimi i një ndeshjeje pas tjetrës, për t’u rikthyer në katër vendet e para, ato që do të garantojnë aksesin në Champions sezonin e ardhshëm. E gjithë pjesa tjetër do të varet nga të tjerët; Atalanta, Interi dhe Napoli po bëjnë shumë mirë”.

Çfarë po ndodh me Theo Hernandez?
Po e shoh në vështirësi fizike, por kjo ndodh në çdo sezon. Ndodhin rëniet apo vështirësitë. E ka vetë në dorë ta kalojë këtë moment dhe të kthehet në atë lojtar shkatërrues, siç ka qenë gjithmonë që kur ka ardhur te Milani.

Leao, pas një fillimi të vështirë dhe disa ndeshjeve pa luajtur, tani është në rritje. A mund të jetë ai njeriu kyç për ta udhëhequr ekipin?
Talenti i tij nuk diskutohet. Problemi është se deri tani është ndezur dhe fikur shumë shpesh. Leao mund të bëjë diferencën dhe për kundërshtarët mund të bëhet i papërballueshëm.

A është e drejtë të keni besim tek Fonseca apo durimi ka një kufi?
Është në sezonin e tij të parë te Milani dhe duhet ta njohë grupin. Trajnerëve duhet t’iu jepet kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit