Theu lirinë me kusht, kampioni i pamposhtur i botës do ta shlyejë dënimin në burg

6 Qershor 2023
9:05
Telesport
back button

Nga ringu në burg. Është kjo e papritura që i ka ndodhur boksierit amerikan Gervonta Davis, kampion bote në peshën e lehtë, i pamposhtur në karrierën e tij (29 fitore, 0 humbje). Ai do ta shlyejë në burg pjesën e mbetur të një dënimi që ka marrë për një aksident automobilistik në vitin 2020.

Asokohe, me makinën e tij Lamborgini, kaloi me të kuqe në semafor, duke përlasur një makinë tjetër ku ndodheshin 4 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë. Akuza që rëndon ndaj Davis dhe që e çoi pas hekurave është ajo e shkeljes së lirisë me kusht, që i ishte vendosur të enjen e kaluar.

Davis, që jeton në Baltimore, duhej të kalonte 90 ditë të dënimit në shtëpinë e trajnerit të tij, psai u shpall fajtor me 4 akuza pas aksidentit. Po ai vendosi të shkojë në një hotel luksi e më pas në një apartament luksi me pamje nga deti. Të gjitha këto lëvizje, sipas Prokurorit, u kryen pa marrë leje nga shteti.

Për pasojë, gjykatësi vendosi që Gervonta Davis ta shlyejë pjesën e mbetur të dënimit në qelinë e burgut të qytetit. Avokati i boksierit, që për herë të fundit ka dueluar më 22 prill të këtij viti, tha se transferimi në hotel e më pas në vilën buzë detit u krye për arsye sigurie, pasi në shtëpinë e trajnerit nuk ndihej i qetë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit