Theu rekordin e Bolt në 200m, por zbulohet mashtrimi gjatë garës (video)

10 Korrik 2020
12:11
Telesport
back button

Për një moment të gjithë u befasuan kur panë kronometrin: 18”90 në garën e 200 metrave!!!. Ndërkohë që rekordi i kësaj disipline, vendosur nga Usain Bolt në Botërorin e vitit 2009, është 19”19.

Atleti amerikan Noah Lyles dha kohën 18”90 në garën e 200 metrave, në turneun e “Insipiration Games”. Kjo është një garë on-line, ku Lyles garonte në një pistë në Florida.

Bashkë me të, në këtë garë on-line ishin edhe holandezi Churandy Martina (dha kohën 20”82) dhe francezin Christophe Lemaitre (dha kohën 20”67), ku secili vraponte në një pistë në vendlindjen e tij.

Kur mbaroi gara, kronometri e nxori Lyles fitues me kohën 18”90, kohë që është 29 të mijëtat më të shpejtë se ajo e Usain Bolt.

Gjithsesi, më vonë, duke parë pamjet televizive, u zbulua se Lyles nuk kishte garuar 200 metra por 185 metra. Pra, 15 metra më pak se distanca e duhur, pasi Lyles kishte ngatërruar korsinë e tij në startin e garës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit