Thiago Silva rrezikon një gjobë të rëndë; arsyeja është e pabesueshme

18 Janar 2021
15:26
Alfred Lleshi
back button

Pas çështjes “Cavani”, e cila muajin e kaluar bëri bujë si një postim racist, Premier League është ndarë edhe një herë. Gjithashtu, në këtë rast, çështja është ndër më të ndjeshmet: protokolli i ri, i vendosur nga Federata Angleze e Futbollit për të ndaluar pandeminë e Covid-19. Rregullat e rrepta nga liga angleze i kanë ndaluar festimet, përqafimet dhe madje ndërrimin e fanellave, për të shmangur kontakte të panevojshme.

Ky rregull i ri e ka futur brazilianin e Chelsea, Thiago Silva, në telashe. Në fund të ndeshjes kundër Fulham, ai e hodhi fanellën drejt një tifozi, që po punonte në tribunat e “Craven Cottage”. Tani pritet përgjigja e Federatës Angleze, e thirrur për të shqyrtuar veprimet e ish-lojtarit të Milanit dhe PSG-së. Do të përcaktohet nëse veprimet e mëtejshme ligjore janë të nevojshme apo jo. Javën e kaluar, kryeshefi ekzekutiv i Premier League, Richard Masters, u kishte rekomanduar klubeve të “theksojnë rëndësinë kritike të respektimit të rregullave të reja anti-Covid”.

Por jo të gjithë do të pajtoheshin me një gjobë të mundshme ndaj Thiago Silva. “Unë e kuptoj që rregullat janë rregulla, por lojtarët testohen çdo ditë dhe mund të luajnë vetëm nëse janë negativë. Pra, pse nuk mund ta japin fanellën? Nuk ka rreziqe”, – lexohet në komentet e tifozëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit