Thiago Silva zbulon ëndrrën: Shpresoj të kthehem në San Siro dhe…

11 Maj 2021
15:45
Denis Hakanaj
back button

Kohë kujtimesh dhe shpresash për Thiago Silva-n, ish-futbollist i Milan-it dhe PSG-së, tani te Chelsea.

Mbrojtësi brazilian ka folur për sfidën mes Juventus dhe Milan të së dielës së kaluar, duke pranuar se është akoma shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi.

“Milan, përsëri në Champions? Mendoj për këtë moment qëkur jam larguar nga klubi kuqezi. Çdo vit mendoja se Milan mund të kualifikohej në Champions, por këtë vit jemi afër”, ka thënë braziliani për Sky.

“Juventus-Milan? E kam parë ndeshjen: jam pak i trishtuar për lojtarët brazilianë që luajnë për Juventus-in: Danilo, Alex Sandro, Arthur edhe Buffon, me të cilin kam luajtur në Paris. Milan e ka merituar fitoren dhe meriton të shkojë në Champions sepse ka bërë një kampionat të madh”.

“Jam tifoz milanist dhe shpresoj të kthehem në San Siro dhe ta shikoj Milan-in në Champions”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit